Hapësire reklamuese

Aktualitet

Konflikti me armë në Tiranë, IDENTIFIKOHET autori, ARRESTOHET i plagosuri

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 30 vjeçar.

Policia njofton pas një pune hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit : F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale të “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” shtetasi i plagosur  A. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.