Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
55 %
2.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

“Bllokimi i Rinasit nuk zgjidhet me ushtri dhe polici”, Lleshaj thirrje palëve: Duhet dialog

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë një mendim për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit.

Në një intervistë për A2 Business, Lleshaj është shprehur se paralizimi i fluturimeve në Rinas është më tepër një problem për interesat e qytetarëve se sa cenim i sigurisë kombëtare.

Sipas tij, konflikti i krijuar mes kontrollorëve dhe Qeverisë duhet të zgjidhet me dialog.

“Shoh një problem të interesave qytetare, sesa sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti por cenohen interesat e shumë qytetarëve. Shumë plane të qytetarëve janë prishur sot, cenohen interesat e ligjshme.

Konflikti nuk zgjidhet me Forcat e Armatosura e polici, por me dialog mes palëve. Nëse kjo është çështje politike është turp është e turpshme që të përdoren instrumente të kësaj natyre për të realizuar qëllimet politike.

Nuk mund të shkohet në situata ultimative. Është përgjegjësi e lartë penale nëse nuk garantojnë shërbimet emergjente. Nëse një avion do të ulet në Rinas për një situatë emergjente dhe ti nuk e lejon atëherë ti bën një krim. Të ulen dhe të gjejnë zgjidhje.

Shoh tension në të dy palët dhe është gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët. Albcontrol është pasuri kombëtare. Çështja e pagave është e rëndësishme dhe meritojnë pagat e larta, por po flasim për një situatë të veçantë, ku pagat e të gjithë etniteteve janë ulur dukshëm dhe kjo duhet sqaruar mirë.

Pagat janë në rrelacion të drejtë me njëra-tjetrën. Nuk mund të merren para në rrugë të tjera duhet ndarë së pari çështja nëse kemi të bëjmë me problem stresi psikologjik shëndetësor, apo ekonomik e financiar. Unë dua t’i mirëkuptoj por qëllimi i një hapi të tillë duhet te jetë i kufizuar te zgjimi i vëmendjes publike dhe besoj që është realizuar qëllimi i tyre për t’u dëgjuar nuk mund të shkohet në ekstreme të tjera se ka shumë punonjës në Shqipëri që mund të bëjnë dëm të madh”,- u shpreh Lleshaj.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img