Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Konflikti i biznesmenëve në Kavajë, arrestohet në spital burri shqiptar, qëlloi me thikë bashkëshorten italiane

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

98e984616379aeab6e7902ab111dc639

Kastriot Dema, 32 vjeçari që qëlloi dje me thikë bashkëshorten e tij italiane Carlotta Dossena, është arrestuar nga Policia në spital, në kushtet e flagrancës, pasi akuzohet se ka thyer “Arrestin në shtëpi”.

Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, Policia e kishte pajisur bashkëshorten e 32 vjeçarit me urdhër mbrojtje, ndërsa ata vetë jetonin të ndarë por në të njëjtën godinë. Ngjarja ka ndodhur në resortin e çiftit, i quajtur “Pepedoro”, në Vilë Bashtovë.

Policia ka proceduar penalisht dhe dy punonjës të resortit që kanë ndërhyrë gjatë sherrit mes dy bashkëshortëve dhe kanë rrahur shtetasin Klastriot Dema. Ky i fundit u dërgua në spital, aty ku dhe iu njoftua arrestimi.

Lexo edhe: ‘Baba po më vrasin’, sherri në Kavajë për pronën, flet 32-vjeçari

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit K. D (i arrestuar) dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img