Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Konfliktet pas ndarjes, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshjen

Shkruar nga Newsbomb

Ndarja e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bëri bujë në të gjithë botën. Edhe pse vendosën të ndaheshin, ish çifti nuk arriti të gjejë dot qetësi.

Por pas gjithë kësaj Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë arritur një marrëveshje, Përfaqësuesit ligjorë të aktores kanë bërë të diturpër “E! Neës” se më në fund ata ranë dakort në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.

“Një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve është arritur javë më parë dhe është firmosur nga të dyja palët si dhe gjykatësi. Kjo marrëveshje është e bazuar në rekomandimet e profesionistëve për të arritur më të mirën për fëmijët, madje është shmangur edhe gjyqi. Detajet nuk do të zbulohen për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve” ka thënë avokatja e aktores.

Angelina dhe Brad i dhanë fund martesës së tyre në shtator të vitit 2016. Pas divorcit, ata nisën një betejë ligjore në lidhje me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, Maddox, Pat, Zahara, Shiloh, Knox si dhe Vivienne.

Ata janë fokusuar tek projektet në Hollyëood dhe ende nuk dihet nëse kanë nisur histori të reja dashurie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese