Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Konflikt mes dy personave në qendër të Shkodrës, plagoset me thikë 19-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_258158" align="alignnone" width=""]Foto nga vendngjarja[/caption]

Një konflikt ka ndodhur pak momente më parë pranë gjimnazit '28 nëntori' në Shkodër.

Mësohet se gjatë konfliktit ka mbetur i plagosur me thikë 19-vjeçari Igli Pallosha.

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit, ndërkohë raportohet se i riu është derguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku është në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes. Newsbomb.al do t'ju mbajë të informuar.

Shkodër / Informacion Paraprak

Më datë 04.07.2019, ora 13:10, ka shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë, i plagosur me thikë shtetasi I. P,  19 vjeç, banues në lagjen "Vojo Kushi", Shkodër dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti në lagjen "Qemal Stafa" Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

fxhjgvj.png

grghjk.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese