Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Konflikt i armatosur në Sudan, 60 të vdekur

spot_img

Lajme të ngjashëm

898d85b0c00b19e2407e4063b0314066

Numri i të vrarëve në një sulm kundër protestave pro-demokracisë në kryeqytetin sudanez Khartoum ka shkuar në 60, thotë një grup opozitar.

Dhuna filloi kur forcat e Këshillit Ushtarak të Përkohshëm (TMC) hapën zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur të hënën, raporton BBC, transmeton Newsbomb.al.

Sakaq, ushtria është përballur me dënimin ndërkombëtar për sulmin.

Një përpjekje nga Britania e Madhe dhe Gjermania në OKB për të thirrur ushtrinë sudaneze për të ndaluar dhunën u bllokua të martën nga Kina, e cila u mbështet nga Rusia.

Demonstruesit kishin zënë sheshin përpara selisë ushtarake që nga 6 prilli, pesë ditë para se Presidenti Omar al-Bashir u rrëzua pas 30 vjetësh në pushtet.

Përfaqësuesit e tyre kishin negociuar një marrëveshje me TMC-në dhe kishin rënë dakord për një tranzicion tre-vjeçar, i cili do të kulmonte në zgjedhje.

Por të hënën, forcat u zhvendosën për të hequr protestuesit nga sheshi.

Njësia paraushtarake, e njohur dikur si Janjaweed, fitoi famë në konfliktin e Darfurit në Sudanin perëndimor.

TMC më pas njoftoi se zgjedhjet do të mbahen brenda nëntë muajve. Demonstruesit kishin argumentuar se duhej një periudhë më e gjatë për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe për të çmontuar rrjetin politik të lidhur me qeverinë e mëparshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img