Hapësire reklamuese

Rajoni

Konfirmon zyrtari i partisë: Isa Mustafa do të kandidojë përsëri për kreun e LDK-së

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të kandidojë përsëri për postin e kreut të kësaj force politike.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shefki Gashi.

Ai ka treguar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Mustafa i ka thënë personalisht se do të kandidojë për kreun e partisë në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen së shpejti në LDK.

Sipas tij, njeriu i vetëm që mund ta ruajë stabilitetin në LDK është Mustafa.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll