Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Konfirmohet fruthi në vendin tonë, ISHP: Janë 10 raste në Tiranë dhe në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Konfirmohet fruthi në vendin tonë, ISHP: Janë 10 raste në

Epidemia e Fruthit është konfirmuar zyrtarisht në vendin tonë. Sipas ISHP deri më tani janë regjistruar 10 raste në Tiranë dhe në Durrës, por gjendja e tyre është e mirë.

Kjo sëmundje ishte konsideruar e zhdukur për më shumë se një dekade, por u rikthye në vitin 2018. Në atë kohë një foshnje 4 muajsh humbi jetën për këtë shkak në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Fruthi është një infeksion viral që prek rrugët e frymëmarrjes por që mund të parandalohet nëpërmjet vaksinimit. Fruthi i njohur ndryshe edhe me termin Rubeola mund të kthehet në një gjendje tejet serioze deri në fatale për fëmijët e vegjël.

Pavarësisht se, si pasojë e vaksinimit dhe sensibilizimit mbi këtë sëmundje kemi një rënie të numrit të të prekurve nga Fruthi, kjo sëmundje vazhdon të godasë sërish duke prekur më së shumti fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Në rast se një person preket nga kjo sëmundje, duhet të bëjë vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e Fruthit fillojnë të jenë të dukshme afërsisht pas ditës së 10-14 pasi organizmi është ekspozuar ndaj virusit. Shenjat dhe simptomat e Fruthit zakonisht janë:

  1. Temperaturë
  2. Kollë e thatë
  3. Rrjedhje hundësh (shtim i sekrecioneve nazale)
  4. Dhimbje fyti
  5. Sy të skuqur (koniuktivit)
  6. Njolla të vogla të bardha në gojë
  7. Skuqje të lëkurës (rash kutan) që përhapet në të gjithë trupin.

Fillimisht, pra në ditët e para përhapet në fytyrë dhe kokë dhe më pas në pjesët e tjera të trupit. Infeksioni kalon në disa etapa të ndryshme të cilat në total zgjatin për një periudhë kohore nga 2-3 javë.

Shkaktarët

Fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse, dhe në rastet kur i prekuri nga fruthi kollitet, teshtin apo flet, mikrobet e infektuara që lëshohen në ajër prej tij mund të infektojnë personat e tjerë përreth.

Po kështu këto mikrobe të infektuara mund të depozitohen në sipërfaqe të ndryshme me të cilat është në kontakt i infektuari, si në: tavolina, karrige, dyer, etj, duke qëndruar aktive dhe rrezik për infektim në rast kontakti deri në 2orë.

Pra ju mund të infektoheni me këtë virus nëse prekni me gishta këto sipërfaqe të kontaminuara dhe më pas i fusni në gojë, në hundë apo fërkoni sytë. Vlerësohet se rreth 90% e personave të cilët janë ekspozuar ndaj këtij virusi, pra kanë patur kontakt me persona të infektuar, të jenë infektuar edhe ata me këtë virus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese