Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Konfirmohet arrestimi i Kasandër Nogës në Vjenë, në atentat i përfshirë edhe një person tjetër (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kasandër Noga është arrestuar sot në Vjenë të Austrisë, gjatë tentativës për t’u kthyer me aeroplan në Shqipëri.

45-vjeçari nga Patosi i Fierit u shpall në kërkim ndërkombëtar pas atentatit ndaj bashkëatdhetarit të tij Erion Hasanbelliu në Belgjikë.

Newsbomb.al mëson se Noga është arrestuar nga policia belge në Austri mëngjesin e sotëm rretho orës 09:15. Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për Newsbomb.al se blutë e Tiranës kanë shkëmbyer informacion me policinë belge për vendndodhjen e një prej autorëve të dyshuar, Kasandër Nogës.

Hetuesit belgë dyshojnë se në atentatin ndaj Hasanbellit dy ditë më parë në Bruksel ka marrë pjesë përveç Kasandër Nogës, edhe një person tjetër. Personi i dytë nuk është arritur të identifikohet.

Ata hapën zjarr duke qëlluar 6 herë drejt Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Informacioni lidhur me këtë ngjarje është mbajtur i rezervuar për shkak se hetimet vijojnë për identifikimin e personit të dytë të përfshrië në atentat.

Lexo edhe:

Më shumë




spot_img








spot_img