Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Romë, bllokohen fluturimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

09adc4decc6a12cf202a842690150fa9

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin kinez në Romë.

Dy turistë kinezë janë duke u trajtuar në institutin kombëtar të sëmundjeve infektive Spallanzani. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri italian Giuseppe Conte, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza.

Dy turistët kinezë qëndruan për 10 ditë në Hotel Palatino, ndërsa dhoma e hotelit tashmë është mbyllur. Po ashtu autoritetet italiane kanë bllokuar dhe kontrolluar një autobus me turistë kinezë, e njëjta linjë me të cilën kishin udhëtuar dhe dy të prekurit me virusin kinez, raporton newsbomb.al.

“Jemi tepër të vëmendshmë, nuk na ka kapur të papërgatitur”, tha ndër të tjera kryeministri italian Conte.

Pas konfirmimit të dy rasteve, italia është bërë i pari shtet në botë që ka bllokuar të gjitha fluturimet me Kinën.

Më herët në një anije me 7,000 turistë u bllokua në Portin Civita Vecchia pranë Romës pas dyshimeve për të infektuar me virusin vdekjeprurrës, kontrollet rezultuan negative.

Pacientët janë burrë e grua të moshës 66 dhe 67 vjeç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img