Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Konfirmohen 91 raste të reja me HIV/AIDS në vendin tonë, drejtoresha e shoqatës: Sëmundja s’është më vdekjeprurëse, të prekurit mund të kurohen!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë këtij viti në vendin tonë janë konfirmuar 91 raste të reja me HIV/AIDS, ku pjesa më e madhe janë meshkuj. Kkjo është bërë me dije nga Olimbi Hoxhaj, drejtore e shoqatës së personave të prekur me këtë sëmundje.

Ajo tha në një intervistë për “Faxnews” se në ditët e sotme është më e lehtë menaxhimi i kësaj sëmundje, pasi personat mund të marrin mjekim, pasi nuk është më vdekjeprurëse.

Kjo është një ditë ndërkombëtare ndërgjegjësimi në luftën kundër HIV/AIDS. Është një ditë ku ne bëjmë një homazh për të gjithë ata që kanë humbur jetë për shkak të kësaj sëmundje për shkak të terapisë që sot e kanë përmirësuar cilësinë e jetës.
Në vitin e fundit, sa persona janë infektuar me HIV? Për vitin 2021 kemi 91 raste të reja, vazhdon të dominojnë seksi mashkull, pra kemi 65 meshkuj dhe 26 femra të infektuar, kemi një foshnjë 5 muajshe që ka humbur jetën gjatë këtij viti dhe kemi 10 raste të tjera humbje jete. Në total numri i rasteve deri tani është 1493 të diagnostikuar që nga rasti i parë që nga viti 1993.

Niveli i testimit për HIV vazhdon të mbetet i ulët, situata e pandemisë e ka ngadalësuar akoma edhe më shumë personat që të testohen. Duhet të rritet numri i testimeve, më pak testime ne diagnostikojmë më shumë raste pozitivë dhe shumica prej tyre janë raste shumë të avancuara të sëmundjes që do të thonë vijnë në spital me diagnoza të tjera dhe pastaj aty identifikohen si persona HIV/AIDS. Jo të gjithë arrijnë të përditojnë nga të mirat që jep ilaci anti-HIV dhe vit pas viti ne kemi numër rastesh me fatalitete. Tek ne drejtohen rastet që kanë problematika.

Sa të vështirë e kanë këta persona ta pranojnë këtë sëmundje? “Tani koha ka avancuar pra njerëzit kur dalin pozitiv tani i ka gjitha mundësitë në marrjen e informacionit. Ka vite që nuk është sëmundje vdekjeprurëse por është një sëmundje kronike. Personi është më i lehtë për ta menaxhuar pasi ekzistojnë terapitë, ka mjekë specifikë që e ndjek individin kur je në terapi:,u shpreh Hoxhaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img