Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Konfirmimi i aktakuzave për krime lufte, kryebashkiaku i Preshevës mbështet Thaçin dhe Veselin: Shprehën gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1997f09aef29be38a38526757a30710a

Kryetari i Bashkisë së Preshevës, Shaip Kamberi ka përshëndetur vendimin e Thaçit për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë, së bashku me Kadri Veselin.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Kamberi shprehet se lufta ndaj Millosheviçit ka qenë një kauzë dhe një luftë e drejtë.

Kryesuesi i listës ‘Lugina e Bashkuar’ në zgjedhjet e Serbisë thotë se ballafaqimi me të kaluarën e fuqizon të drejtën e popujve për të qenë të lirë.

Reagimi i Kamberit

Është për t’u vlerësuar vullneti politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, të cilët për dallim nga ata që po i ikin së vërtetës, shprehën gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë, që në momentin e konfirmimit të aktakuzës së tyre nga ana e Dhomave të Specializuara.

Lufta kundër regjimit të Millosheviqit ka qenë kauzë e drejtë dhe antifashiste. Ajo kuptimësohet dhe rikonfirmohet duke u përballur me të vërtetën, e jo duke ikur prej saj.

Ballafaqimi me të kaluarën nuk e konteston të drejtën e popujve për të qenë të lirë, të pavarur dhe të barabartë. Përkundrazi, vetëm e fuqizon.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img