Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Konferenca për sitemin e taksave, Basha kërkon 1 minutë heshtje për 2 pilotët: Kjo s’është Shqipëria ku dua të rris fëmijën tim

Shkruar nga Newsbomb

Më kërkesë të demokratit Lulzim Basha, gjatë konferencës për sistemin e taksave është mbajtur një minutë heshtje për dy pilotët që humbën jetën ditën e djeshme si pasojë e rrëzimit të avionit. Gjatë fjalës së tij, Basha  tha se Shqipëria nuk është vendi që ai si prind do të rrisë fëmijët e tij.

“Qeveria nuk e dëgjon biznesin, qeveria nuk e dëgjon ekonominë, është rritur kostoja duke nisur nga fatura e energjisë, taksave vendore, çmimi i karburanteve. Suksesi i biznesit varet nga afërsia familjare apo xhepiste me qeveritarët.

Modeli i zhvillimit bazuar tek konsumi duket drejt ezaurimit, është fakt që shqiptarët janë sot më të varfër, kurrsesi më të pasur se dje, vulën mbi këto fakte e vulosin qindra mijëra shqiptarë që ikin  nga vendi”, tha Basha.

“Nuk është kjo Shqipëria ku ne edhe unë si prind duam të rrisim fëmijët tanë”, theksoi kryedemokrati.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll