Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Konferenca Ndërkombëtare e Biznesit, SHALSI firmos marrëveshje me Gjeorgjinë  

Shkruar nga Newsbomb
Konferenca Ndërkombëtare e Biznesit, SHALSI firmos marrëveshje me
Ministri Shalsi firmos marrëveshje mirëkuptimi me homologun gjeorgjian

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi firmosi një marrëveshje mirkuptimi me homologun e Gjeorgjisë Irakli Lekvinadze.

Marrëveshja u firmos pas përfundimit të Konferencës Ndërkombëtare të Biznesit në kryeqytetin e Gjeorgjisë Tbilisin. Kjo konferencë synon përmirësimin e punës dhe mbrojtjen e sipërmarrësve

Postimi i Eduard Shalsit:

Konferenca Ndërkombëtare e Biznesit në Tbilisi, Gjeorgji

Në konferencën “Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e biznesit”, me Ombudsman të biznesit nga vende të ndryshme të botës, diskutuam mbi rëndësinë e rolit që institucionet kanë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të sipërmarrjes.

Shumë interesante të dëgjonim mbi përvojat e vendeve të ndryshme dhe të këmbenim ide mbi mundësitë e bashkëpunimit.

Prezantova eksperiencën tonë, rëndësinë që i kemi dhënë sipërmarrjes, si dhe firmosëm bashkë me kolegun në Gjeorgji, Irakli Lekvinadze, një marrëveshje mirëkuptimi.

Faleminderit Ombudasmanit të Gjeorgjisë për këtë hap të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal që padyshim do të na ndihmojë në përmirësimin e punës dhe sigurimin e një mbrojtje më të mirë për sipërmarrësit.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll