Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Konferenca e Parë Ndërqeveritare më BE, Balla: Raporti i PACE vlerëson se qeveria shqiptare ka përmbushur angazhimet më 25 prill

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit kanë marrë vlerësim pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se Asambleja Parlamentare e KE mbështet mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri.

Më tej Balla shton se në Raport theksohet se qeveria shqiptare ka përmbushur angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit si të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet e përparuara.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri  .

Raporti i PACE vlerëson se:

 Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.

 Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.

 Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.

 Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.

 Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.

Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:

 Paqësore

 Të barabarta

 Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet e përparuara.#CoE

Më shumë

spot_img
spot_img