Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Konferenca e kryetarëve miraton programin e punës së Kuvendit, kur dhe si do mbahen seancat e mbledhjet e Komisioneve (DATAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d2bc0bd1e7baf703c167f1fa2b0f0a03

Konferenca e  Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator-16 tetor dhe kalendarin trejavor të punimeve  për periudhën 7-25 shtator.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në fillim të mbledhjes, Ruçi, pasi uroi për një sesion parlamentar të suksesshëm, bëri thirrje që komisionet parlamentare të fillojnë menjëherë nga puna për shqyrtimin e projekt-akteve ligjore të depozituara, përfshirë projekt-aktet e mbartura.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 17 dhe 24 shtator.

U vendos që seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia.

Konferenca e Kryetarëve vendosi  që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img