Hapësire reklamuese

Politikë

Konferenca e Kryetarëve, Kuvendi: Sesioni i ri çelet më 15 Janar 2024

Shkruar nga Newsbomb

Konferenca e Kryetarëve u mbajt këtë të enjte në orën 12:00 ku nga përfaqësuesit e opozitës ishte vetëm deputetja Jorida Tabaku.

Pas mbledhjes, Kuvendi ka dalë më një reagim zyrtar ku sqaron se në mbledhje u shqyrtua programi i punës dhe kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024 - 2 shkurt 2024.

Në mbledje u vendos se seanca e parë plenare që do bëjë çeljen e sesionit do mbahet në 15 Janar 2024.

kalendarin e kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e

Nga radhët e opozitës e pranishme në këtë mbledhje ishte vetëm deptuetja Jorida Tabaku.

Lexo edhe: “Parlamenti s’ka normalitet”,Tabaku: I kërkova Nikollës takime me grupet parlamentare

Kjo ka revoltuar deputeten Flutura Açka e lidhur me rastin ka reaguar në rrjetin e saj social në Facebook ku thotë se nuk është njoftuar për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa akuzon për këtë kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, duke thënë se Kuvendi ka një “batalion me sekretarë që u fshijnë edhe këpucët, por që nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.”

Lexo edhe: Açka e revoltuar me Lindita Nikollën: Nuk më njoftoi për Mbledhjen e Kryetarëve

Pas këtij reagimi, Kuvendi ka përgënjeshtruar deputeten e Partisë Demokratike, Flutura Açkën, e cila pak më herët tha se nuk e kishin njoftuar për mbledhjen e Konferencën së Kryetarëve, e cila u mbajt mesditën e kësaj të enjte.

Kuvendi duke publikuar edhe emailin ka bërë me dije se deputetja demokrate është njoftuar si të gjithë të tjerët.

Kjo faktohet edhe nga e-maili që Kuvendi i ka nisur Açkës ku dhe e kanë vënë në dijeni për Konferencën e Kryetarëve e cila do të mbahej ditën e sotme, 11 janar, në orën 12:00.

Lexo edhe: Kuvendi nxjerr bllof Flutura Açkën: U njoftua për Konferencën e Kryetarëve (EMAILI)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese