Hapësire reklamuese

Aktualitet

Konfereca e Kryetarëve: Pranohet kërkesa e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor ndaj CEZ

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokartike ka kërkuar të ngrihet një komision hetimor për aferën korruptive të CEZ dhe Konfereca e Kryetarëve e ka pranuar kërkesën e PD-së.

Konferenca e Kryetarëve, vendosi të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për hetim parlamentar lidhur me zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes mes pales shqiptare dhe kompanisë CEZ. Kërkesa, që do të hyjë për votim në rendin e ditës së seancës së sotme në parlament. Fillimisht, në axhendë janë përfshirë pikat e mbartura nga séanca paradhëse, e ndërprerë pas tensionit të krijuar në sallë. Kuvendi pritet të vendosë për dy kërkesat e Partisë Demokratike, dërgimin për interpretim në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të deputetëve të PS-­së, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, si dhe të kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për CEZ­n. Plotësimi i tyre, bashkë me miratimin e amendamentit të ligjit ‘Për dekriminalizimin’ dhe atij ‘Për komisionet hetimore’, janë kushtet e vendosura nga opozita për normalizimin e marrëdhënies së saj me parlamentin, të cilin ajo e bojkoton prej gati dy muajsh. Rendi i ditës përfshin dhe dekretin e Presidentit që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin per disa ndryshime ne ligjin “Për mediat”. Ratifikimi i marrëveshjes me Rumaninë ‘Për mbrojtjen shoqërore’ dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2015, janë nder pikat e rendit të ditës të seancës së sotme plenare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.