Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Koncesioni për “pasaportat e arta”, Jorida Tabaku: Rrezikon negociatat me BE, Shqipëria bëhet vend i pastrimit të parave me ligj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, shkruan për koncesionin e paralajmëruar nga qeveria për dhënien e “pasaportave të arta” për investitorët e huaj. Sipas saj, kjo nismë rrezikon seriozisht procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Tabaku thotë se “pasaportat e arta” bashkë me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ku pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj. Ajo dnalet dhe te paralajmërimi se Bashkimi Europian mund të rikthejë regjimin e vizave me vendin tonë.

“Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE”, vijon deputetja.

Shënimi i plotë i Jorida Tabakut:

Standartet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit

Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër! Kjo duhet të kthehej në një prioritet kombëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!

Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pashaporta të florinjta!  Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht  dhe ne problem.

Për sigurinë por dhe për pastrimin e parave. Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj.

Kjo se pari tregoj deshtimin e politikave ekonomike, manaxhimit buxhetor por dhe varferin e stratrgjive per terheqjen e imvestimve tr huaja si dhe kapitalit vendas. Në kohë krize, rritje cmimesh e inflacioni, renie konsumi e rritje te varferisë politikst duhet te jene në shërbim te shumices.

Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare per zhvillim e integrim, për politika për të doversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqesinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në manyrë kriminale e korruptive që cenojnë stabilitetin por dhe të ardhmen.

Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë.

Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE. Vlerat dhe standartet e  BE nuk mund të jenë për shitje!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img