Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Koncesioni i sterilizimit, Rama inspektim te ‘Shefqet Ndroqi’: Standard i ri sigurie! Abuzuesit para drejtësisë, s’mund t’ja bëjnë me hile shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Koncesioni i sterilizimit, Rama inspektim te ‘Shefqet Ndroqi’:

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë kryer inspektime në spitalin “Shefqet Ndroqi” në njërin nga 17 centralet e sterilizmit, koncesioni për të cilin SPAK ka vënë në pranga ish-zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin i cili fitoi tenderin Ilir Rrapaj.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se koncesioni i sterilizimit ka garantuar një tjetër standard sigurie. Kryeministri theksoi se hetimi i SPAK për abuzimet mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk cënon aspak suksesin e kësja nisme mashore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nësa ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar.

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese