Hapësire reklamuese

Politikë

Koncesioni i sterilizimit / Ilir Beqaj del pas 8 ORËSH nga SPAK-u: Dhashë shpjegimet para dy prokurorëve

Shkruar nga Newsbomb
Koncesioni i sterilizimit / Ilir Beqaj del pas 8 ORËSH nga SPAK-u:

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ku është pyetur për gati 8 orë lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Në përfundim të dëshmisë të dhënë në SPAK, Beqaj nuk foli gjatë për mediat por u shpreh se ishte thirrur për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

“Jam thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Në këtë cilësi jam thirrur sot dhe kam dhënë shpjegimet e mija para dy prokurorëve”, u shpreh Beqaj, teksa u largua nga SPAK me një çantë në dorë dhe pa praninë e avokatëve.

Hetimi për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit po hetohet nga SPAK prej 3 vitesh ndërsa tashmë është në përfundim. SPAK dyshon se ka vepra penale si “korrupsioni”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “shkelja e barazisë në tendera”.

Më herët në lidhje me këtë koncesion është marrë në pyetje nga SPAK për dy herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Gjatë kohës që Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, u dha me koncesion shërbimi i sterilizimit. Ky koncesion prej 100 milionë eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i ish ministrit Beqaj.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 milionë euro, nga 12 që parashikonte kontrata.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.