Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

“Koncesioni i Butrintit gëzon ministren e Kulturës”, Ina Zhupa: Margariti do marrë 10 mijë dollarë në vit si anëtare e bordit të fondacionit privat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD, Ina Zhupa edhe një herë ka reaguar për koncesionin e Parkut të Butrintit.

Zhupa me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se koncesioni i Butrintit gëzon ministren e Kulturës, Elva Margariti, pasi sipas saj merr një përfitim extra prej 10 mijë dollarësh në vit si anëtare e bordit të fondacionit.

Ajo shkruan se Margariti do të paguhet dy herë, një herë si ministre e Kulturës dhe një herë si honorare10 mije dollarë në vit si anëtare e bordit të fondacionit privat për Butrintin.

“Koncensioni i Butrintit gezon ministren e (ç)Kultures Margariti me nje perfitim extra 10 mije dollar ne vit si anetare e bordit te fondacionit.

980 mije dollar llogariten per anetaret e bordit dhe per stafin mbeshtetes te tyre nga parate e Butrintit. Ku 350 mije dollar jane pagesa ne xhepat e 5 anetareve e bordit te fondacionit, nje nder te cilat eshte Elva Margariti.

Avokatja e lekeve te veta dhe jo e trashegimise tone kulturore do paguhet dy here: nje here me page mujore si ministre e kultures dhe nje here me honorare 10 mije dollar ne vit si anetare e bordit te fondacionit privat per Butrintin!

Ky eshte nje nga detajet e shumta te kontrates se koncensionit te Butrintit, e quajtur marreveshje, ku perfituesit e vetem jane personat privat qe do marrin Buntrintin, si dhurate nga qeveria per 10 vjet” shkruan Zhupa.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img