Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

‘Koncesionet’, LSI propozon ndryshime në ligjin për Partneritetin Publik-Privat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim paraqitën sot në Kuvend disa ndryshime në ligjin për koncensionet dhe Partneritetin Publik-Privat.

Deputetët kërkojnë që për të gjitha koncensionet me afat mbi 4 vjet, Qeveria të marrë edhe miratimin e Parlamentit. LSI propozon edhe futjen e konceptit të “Vlerësimit të Alternativës”, që duhet të vlerësojë leverdishmërinë ekonomike ose jo të koncensionit në krahasim me dhënien e një kontrate prokurimi publik.

“Vlerësim i Alternativës” është vlerësimi paraprak i studimit të fizibilitetit nga Autoriteti Kontraktues, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Ministrinë që mbulon çështjet e ekonomisë dhe Avokaturën e Shtetit, me qëllim përcaktimin e alternativës së dhënies me konçesion/partneritet publik privat, si alternativa më e leverdisshme ekonomikisht ose jo, në krahasim me alternativën e dhënies së një kontrate prokurimi publik”, thuhet në projektligj, transmeton Ata.

Komisioni i konçesionit/partneritetit publik privat, sqarohet në këtë draft ligjor, harton studimin e fizibilitetit për konçesionin ose partneritetin publik privat dhe e paraqet për dhënien e vlerësimit të alternativës tek Ministria e Financave, Ministria që mbulon çështjet e ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit. Pasi merr miratimin e këtyre institucioneve se projekti përkatës është alternativa më e leverdishme ekonomikisht vijon me përcaktimin e procedurës së zbatueshme për dhënien e koncesionit/partneritetit publik privat dhe harton dokumentacionin e tenderit.”

“Studimi i fizibilitetit të koncesionit/partneritetit publik privat paraqitet për dhënien e vlerësimit të alternativës tek Ministria e Financave, Ministria që mbulon çështjet e ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit. Institucionet e përmendura në këtë nen kthejnë përgjigje tek Komisioni i konçesionit/partneritetit publik privat brenda 30 ditësh nga marrja e kërkesës për vlerësimin e alternativës.  Në rast se institucionet e përmendura në pikën 6 të këtij neni, konfirmojnë leverdishmërinë ekonomike të koncesionit/partneritetit publik privat si alternativën më të leverdisshme ekonomikisht në krahasim me prokurimin publik, autoriteti kontraktues vijon procedurat e mëtejshme sipas këtij ligji. Në rast se këto institucione i vlerësojnë këto projekte si jo të leverdisshme ekonomikisht, autoriteti kontraktor ndërpret procedurën e dhënies së koncesionit/partneritet publik privat”, sqarohet më tej në këtë projektligj.

Më shumë




spot_img








spot_img