Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
2.6kmh
20 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Koncerti në mes të qytetit, flet Bujar Qamili: Ishte një emocion shumë i veçantë, skishte kënaqësi më të madhe kur i shikoja njerëzit në dritare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili ka folur pasi ka surprizuar banorët e qytetit të tij pasditen e djeshme, duke organizuar një koncert live në mes të qytetit.

Ky ka qenë koncerti i tij i parë në kohë karantine dhe siç rrëfen Qamili ishte një emocion i veçantë që do ta mbajë mend gjatë në historikun e karrierës së tij.

Këngëtari është shprehur se nuk kishte kënaqësi më të madhe për të kur i shikonte njerëzit në dritare.

“Ishte një emocion shumë i veçantë në jetën time do e mbaj mend gjatë në historikun e karrierës sime. Koncerti është regjistruar dhe pse rrugët ishin të boshatisura të gjithë shkodranët kishin dalë nëpër dritare për të ndjekur koncertin.

Nuk është e imagjinueshme kënaqësia që kam marrë nga ky koncert, ku i kalonte të gjithë përmarsat e koncerteve të realizuar deri më tani, nuk kishte kënaqësi më të madhe për mua kur i shikoje njerëzit në dritare”, tha këngëtari Qamili për Abc Neës. 

Në një skenë të improvizuar dhe të ngritur në mes të Shkodrës në bashkëpunim me Tv1 Channel, Bujar Qamili ka kënduar disa nga këngët më të njohura shkodrane, ndërsa banorët kanë dalë disa në ballkone e disa në dritaret e shtëpive të tyre dhe kanë nsiur të duartrokasin.

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img