Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Komuniteti shqiptar do organizojë protestë para konsullatës serbe në Nju Jork

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komuniteti shqiptar në bashkëpunim me komunitetin kroat dhe atë boshnjak do të organizojë një protestë më 28 tetor, në orën 12:00, para konsullatës se Serbisë në Nju Jork, me moton “RALLY FOR HER JUSTICE”. Protesta ka të bëjë me ngritjen e zërit kundër Serbisë, e cila ka kryer krime në Ballkan, përmes spastrimit etnik, vrasjeve dhe dhunimeve, duke tentuar të ndërtojë ëndrrën e kamotshme hegjemoniste të Serbisë së Madhe. Duke përkujtuar se historikisht Serbia ishte dhe mbetet shtet gjenocidial, komuniteti shqiptaro-amerikan thotë se Beogradi zyrtar sot me mentalitet fashizoid fle mbi varret masive gjithandej territorit të Serbisë.

Ju ftojmë që të vini më 28 tetor 2021, në ora 12:00 në adresën: 62 W 45th St New York, NY, me qëllim që së bashku, si komunitet, ta alarmojmë bashkësinë ndërkombëtare dhe miqtë e Serbisë, se ne jemi këtu dhe nuk do të ndalemi para këtij shteti të ndërtuar mbi gjak, krime e gjenocide. Të nderuar bashkëkombës, duhet të dalim në numër sa më të madh para Konsullatës të Serbisë, ta ngrehim zërin para botës, duke publikuar dhe denoncuar krimet dhe shtetin, i cili mbështet dhe rehabiliton kriminelët e luftës. Ne, si komunitet shqiptaro-amerikan nuk do të rrimë në heshtje, por do ta ngrehim zërin për ata që u vranë, u dhunuan dhe u masakruan nga ky shtet kriminelësh.

Serbia sot me ndihmën e Rusisë hegjemoniste të Putinit po vazhdon avazin e vjetër të ndërhyrjeve flagrante, duke destabilizuar shtetet e Ballkanit, të cilat kanë qëndrime dhe synime pro-perëndimore, duke ndërhyrë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë. Heshtja vret, prandaj planifikoni kohën tuaj, sepse viktimat e shkaktuara nga Serbia kërkojnë drejtësi. E ne këtu ku jetojmë në vendin me demokratik në botë nuk guxojmë assesi të heshtim. Është e drejtë jona dhe obligim kombëtar që para botes të kërkojmë drejtësi për gjakun e derdhur, për viktimat e pafajshme kundër krimeve që i ka bërë Serbia fashiste”, përfundon njoftimi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img