Komuniteti LGBTQI në Angli së fundmi ka kërkuar që fjala “nënë” të hiqet nga përdorimi në dukumentat e vendit të punës dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”.
Sipas tyre përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave.
Gjithashtu, edhe fjala “baba” duhet të shmanget si pjesë e shtytjes drejt gjuhës asnjëanëse gjinore.
Pjesë e listës së kërkesave bënte pjesë edhe fakti që “femrat” duhet të përdorin tualetin e femrave dhe dhomave të tyre të zhveshjeve, pavarësisht gjinisë që u është caktuar në lindje.
Ndër të tjera, komuniteti gjithashtu ka kërkuar edhe që vendet e punës duhet të përpiqen drejt “krijimit të kodit të veshjes neutrale gjinore, banjave të të gjitha gjinive dhe mbulimit të kujdesit shëndetësor për punonjësit transgjinorë”.