Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Komuniteti i ri politik Europian, Rama: Do propozojmë që të jenë të barazvlefshme diplomat e universiteteve tona me ato të BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kongresi e Dytë Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë që po mbahet në Tiranë.

Rama u ndal edhe tek të rinjtë që shkojnë jashtë vendit për të studiuar duke theksuar se ato kanë mesataret më të larta në raport me studentët e tjerë të huaj janë shqiptarë, teksa tha se kjo tregon se baza në gjimnaze është fuqizuar.

Rama gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria ka shumë për të bërë, teksa nuk la pa përmendur dhe  një takim që do të zhvillohen në Pragë, ku do të diskutohen për “Jetësimin e një komuniteti të ri Europian”.

Kreu i qeverisw tha se do tw propozojmë që të njehësohen diplomat e universiteteve tona me ato të BE, kwshtu qqw tw rinjt mos kenw nevojw tw ikin mw jashtw.

“Në një drejtim që vendi ynë ka shumë për të bërë.  Ne mund të bëjmë shumë njësoj si tjetër në aspektin pozotiv.  Idenë e parë që kanë është të rinj është që lë largohen dhe të vazhdojnë studimt jashtë.

Është një ide legjitime për të synuar universitetet më të mira europiane dhe është fakt që shqiptarë, vajzat dhe djemtë që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitete më prestigjoze dhe kanë mesataret më të larta të studentëvë të huaj.

Kjo tregon se baza në arsimim është fuqizuar por na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë univeristetin. Kemi shumë drejtime ku të punojmë duke rritur kapacitetet dhe rezultatet. Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ky synojmë konkretizim të vizionit.

Brenda pa ditësh të gjithë liderët e kësaj gjografie që përfshin vëndet e Ballkanit, vende që janë shumë të zhvilluara si Zvicra dhe Norvegjia do mblidhen në Prag për “jetësimin e një komuniteti të ri Europian”

Bashkë me kryeministrin Rutte kemi shkruar një editorial që botohet nesër në Politico. Si Shqipëri kemi vënë theksin te të rinjtë dhe universiteti. Që vendet jashtë BE të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë për të ndërkombëtarizuar universitetet tona.

Duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë për të studiuar në një universitet prestigjoz jashtë por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë përmes programit dhe në fund me një diplomë të barasvlefshme të një universiteti europian. Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë diskutim që dimensioni ekonomik dhe zhvillimor në BE duhet t’i paraprijë anëtarësimit në BE”, tha Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img