Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Komunistët reagojnë për protestën: Sunduesit borgjezë përdorin policinë për shtypje klasore! Shteti kapitalist ka 30 vite që vret dhe ekzekuton!

spot_img

Lajme të ngjashëm

941db3c24bf87d089718c291f92fb8dc

Organizata e konumistëve të Shqipërisë ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në gazetën e tyre, lidhur me dhunën e policisë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.

“Shteti kapitalist ka 30 vite që vret dhe ekzekuton me të gjitha format rininë dhe popullin tonë”, thuhet në krye të reagimit për vrasjen e 25-vjeçarit Rasha nga ajo që e quajnë “dora e policisë borgjeze.

Pasi i shprehin ngushëllimet familjes së viktimës, organizata e komunistëve dënon dhunën e policisë me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shoqërimet e të rinjve në polici, raporton newsbomb.al.

“Me hidhërimin më të madh të mundshëm vërtetohet fakti që policia është institucion i shtypjes klasore, vegël që përdoret nga klasa sunduese borgjeze, sa herë që kontradiktat e këtij sistemi grabitqar dhe gjakatar ashpërsohen dhe kjo e vërtetë e thjeshtë është vërtetuar, dhe do të vazhdojë së vërtetuari edhe në të ardhmen”, thuhet më tej në reagim.

Në artikullin që nuk lihet mënjanë as vrasja e 4 protestuesve në 21 Janar, Edi Rama quhet një “antikomunist i tërbuar”.

“Nga ana tjetër, rimishërimi i Sulltanit të Tiranës, antikomunisti i tërbuar socialdemokrat, Edi Rama, deklaronte se është një rasti i izoluar, se policia e shtetit po kryhen denjësisht detyrën e saj dhe të gjitha llomotitjet e tjera që karakterizojnë një politikan borgjez. Fakt është se të gjitha palët i hedhin fajin njëra-tjetrës për gjendjen e tanishme, pasi asnjëra nuk prek thelbin, faktin se shoqëria klasore prodhon shtypje klasore, dhe pikërisht kjo shtypje duhet luftuar”, thuhet më tej në shkrim.

ghjfgjtryktr6ykghkghk.jpg

Më shumë

spot_img