Tema në rubrikën e përjavshme të kryeministrit Edi Rama, për këtë të dielë është mbjellja masive e kanabisit në vend.
Rama ka shpjeguar shifrat e Raportit të monitorimit të parcelave me kanabis nga Guardia di Finanza, ndërsa thotë se luftën me kanabisit e ka fituar Policia e Shtetit. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe postimet e Sali Berishës në Facebook, duke thënë se shpif për të krijuar sa më shumë konfuzion dhe paqëndrueshmëri në vend.