Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Komshinjtë mbushin lagjen, familjarët vënë kujën/ Rezistenca i mori jetën 50-vjeçares që u dogj në banesë; ishte invalide

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot lagjen “28 nëntori” në Vlorë, tek zona e quajtur “Tregu i Orizit”.

Një 50-vjeçare i cila jetonte vetëm në shtëpi, kishte ndezur ngrohësen , po kjo rezultoi fatale për të, pasi shtëpia ku banonte u përfshi nga flakët. Ajo ishte invalide dhe në momentin që kanë shpërthyer flakët në shtëpi, nuk ka mundur të dalë jashtë, duke u djegur brenda në banesë.

Ishin komshinjtë ata që kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen, të cilët edhe pse kanë ardhur dhe kanë shuar flakët, ishin tepër vonë.

Siç shihet edhe në foto, e gjithë lagja ndodhet në rrugë ndërsa familjarët që po presin grupin hetimor të nxjerrë trupin nga banesa, kanë shpërthyer në lot dhe britma.  

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më shumë

spot_img
spot_img