Hapësire reklamuese

Aktualitet

Komploti/ Shërbimet sekrete amerikane zbulojnë kush ishin 2 iranianët e dëbuar: JO DIPLOMATË, por të kamofluar

Shkruar nga Newsbomb

Shërbimet sekrete amerikane kanë zbuluar se dy zyrtarët iranianë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast që u dëbuan para dy ditësh nga vendi Shqipëria, nuk ishin diplomatë, por të kamofluar për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë.

 Departamenti Amerikan i Shtetit përmes reagimit të zëdhënëses Morgan Ortagus, gjithashtu shpreh mbështetjen e vendimit të Shqipërisë për ti dëbuar të ashtuquajturit diplomatë. “Ne e vlerësojmë vendimin e qeverisë së # Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur # Iran. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë”.

Kujtojmë se të dy zyrtarët që njiheshin si diplomatë janë shpallur persona ‘non grata’ dhe u kërkua largimi i menjëhershëm i tyre nga vendi për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin që kishin.

Lajmin për shpalljen e diplomatëve si të padëshirueshëm në vendin tonë e ka dhënë ditën e djeshme vetë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj i cili shkruan:

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.