Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Komplikacione pas Covid-19, Silvio Berlusconi pritet të lërë spitalin: “Nuk është mirë por do të dalë”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, pritet që në ditët në vijim të lërë spitalin, ku u shtrua prej datës 11 Maj. Miku dhe bashkëpunëtori i tij, senatori i Forza Italia Licia Ronzulli, ka konfirmuar lajmin për mediat italiane.

Ai ka thënë se Berlusconi nuk është shumë mirë, por do të dalë nga spitali.

Mediat vendase shkruajnë se gjithçka ka nisur të hënë kur disa burime kanë raportuar se ish-kryeministri ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. E gjitha, nga komplikacionet e shkaktuara pas Covid-19.

Tri ditë pas shtrimit në spital, filluan lajmet në lidhje me përkeqësimin e tij, për gastrit dhe vështirësi në oksigjenimine gjakut. Burime të mirëinformuara nuk e mohuan kompleksitetin e problemeve por siguruan se nuk kishte “asnjë alarm të kuq, asnjë kërcënues për jetën”, raportojnë mediat italiane.

“Berlusconi më telefonoi, ai nuk është shumë mirë, por ai do të dalë jashtë”, ka thënë Matteo Salvini.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img