Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kompanitë shqiptare po dështojnë me delivery? Dy të huaj synojnë tregun

Shkruar nga Newsbomb
Kompanitë shqiptare po dështojnë me delivery? Dy të huaj

Dy kompani me famë ndërkombëtare në fushën Delivery, kompania spanjolle Glovo pjesë e kompanisë së ushqimeve “delivery Hero” dhe kompania e ushqimeve filandeze Wolt, kanë deklaruar se shumë shpejt do të hapin filialet e tyre në Shqipëri.

Njoftimet e tyre janë bërë në faqen Linkedin, ku po kërkojnë stafe për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Glovo do të fillojë punën nga Tirana dhe po kërkon personel. Kompania operon në më shumë se 1500 qytete në 25 vende dhe Tirana do të jetë një rrjet i ri shpërndarjeje.

Po ndërkohë, në fillim të janarit, kompania filandeze Wolt filloi procedurën e rekrutimeve për mundësinë e biznesit në Shqipëri. Wolt, me zyrat qendrore në Helsinki është themeluar në vitin 2014. Në 2022 ajo u ble totalisht nga platforma amerikane DoorDash. Si brand operon në 25 shtete, sipas sitit zyrtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese