Aeroporti i ri i Kukësit ka filluar të mobilizohet dhe ka nisur nga puna, teksa fluturimet e para do të nisin nga 9 korriku.
Kjo gjë është konfirmuar nga kompania e fluturimeve zvicerane “Helvetic Airways”, e cila ka nxjerrë në shitje biletat, nga Aeroporti i Zyrihut, për në atë të Kukësit, e njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”.
Ndërsa fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit drejt Zyrihut do të fillojnë më datë 14 korrik.
Kujtojmë që Aeroporti “Zayed” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit. Kryeministri Edi Rama u bashkua në avion së bashku me emigrantët që vinin nga Anglia.
