Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Kompania sllovene merr kontrollin e pularive të Fierit, Drisha, Fresh Chicken e VEAF

Shkruar nga Newsbomb

Kompania sllovene "Perutnina Ptuj Albania SHPK" ka marrë kontrollin e plotë të disa kompanive në zonën Fier-Lushnjë, kryesisht pulari që merren me therjen e shpendëve, grumbullimin dhe tregtimin e artikujve bujqësor e blegtoral.

Subjekti me bazë në Slloveni, i përkushtuar për investimin në fushën e mbarështimit të shpendëve dhe prodhimit dhe përpunimit të produkteve të mishit të freskët të shpendëve, tashmë po zgjerohet dhe në Shqipëri.

Siç mëson newsbomb.al, kërkesa për marrjen nën kontroll nga "Perutnina Ptuj Albania SHPK" të subjekteve Driza SHPK, Fresh Chicken Albania 2019 SHPK, Industria Foragjere (VEAF) SHA dhe biznesin e shoqërisë Euro Alb 2009 SHPK është shqyrtuar sot nga Komisioni i Konkurrencës.

Me Vendimin nr. 1066, datë 19.03.2024, ky institucion vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët, me funksione të plota, Perutnina Ptuj Albania SHPK dhe përfitimi i kontrollit nga kjo e fundit mbi shoqëritë Driza SHPK, Fresh Chicken Albania 2019 SHPK, Industria Foragjere (VEAF) SHA dhe biznesin e shoqërisë Euro Alb 2009 SHPK.

Sipas Komisionit të Konkurrencës, transaksioni i propozuar nuk do të rrisë fuqinë e tregut të ndonjërës nga palët pjesëmarrëse në transaksion dhe pritet të mos sjell probleme për konkurrencën për sa i përket efekteve horizontale dhe vertikale. Në këto kushte, është vendosur bashkimi i kompanive.

© Newsbomb.al

Vendimi i Komisionit te Konkurrences, date 19 Mars 2024 Vendimi i Komisionit te Konkurrences, date 19 Mars 2024

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese