Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kompania “Ryanair” kritikon Bjellorusinë: Arrestimi i gazetarit kriktik u sponsorizua nga shteti, brenda në avion kishte agjentë të KGB-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi ekzekutiv i kompanisë së avionit “Ryanair” kritikoi Bjellorusinë sot, duke e cilësuar si “një rrëmbim të sponsorizuar nga shteti”, arrestimin e gazetarit Raman Pratasevich.

Drejtuesi i “Ryanair” Michael O’Leary akuzoi Bjellorusinë për “rrëmbim të sponsorizuar nga shteti”, pasi fluturimi nga Athina në Vilnius, u devijua nga kontrolli i trafikut ajror Bjellorus në Minsk për një alarm të supozuar të sigurisë.

O’Leary tha se agjentët Bjellorusë të KGB ndodheshin në të njëjtin avion ku po udhëtonte aktivisti 26-vjeçar Raman Pratasevich kritik i opozitës, i cili kërkohet në Bjellorusi për një shumëllojshmëri akuzash dhe u arrestua sapo avioni u ul.

“Duket se qëllimi i autoriteteve ishte të hiqnin qafe një gazetar dhe shokun e tij të udhëtimit dhe ne besojmë se kishte edhe disa agjentë të KGB-së në avion”, tha O’Leary sot në radio “Newstalk Breakfast”, raporton CNN.

Udhëheqësit e BE po diskutojnw veprimet e mëtejshme kundër qeverisë së Presidentit Bjellorus Alexander Lukashenko për t’i vendosur sanksione të ashpra nëse nuk lirohet gazetari kritik. Menjëherë pasi aeroplani u ul, Pratasevich u arrestua së bashku me Sofia Sapega, një student rus me të cilin po udhëtonte.

Pratasevich është një nga dhjetëra gazetarë dhe aktivistë Bjellorusë që bëjnë fushatë në mërgim kundër sundimit 26-vjeçar të të fortit Lukashenko.

Më shumë

spot_img
spot_img