Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Kompania që gjeti ar dhe argjend në Mirditë, fiton licensën e Rehovës me 2 milion ton bakër i cilësisë së lartë

spot_img

Lajme të ngjashëm

4abeeba2d8d9f50369d443caa942f434

Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka dhënë licencën kompanisë minerare Tirex Resources Ltd. për nxjerrjen e bakrit të cilësisë së lartë nga nëntoka e Rehovës për 25 vjet dhe mundësi zgjatje me 10 vjet.

Tirex fitoi tenderin e Rehovës në vitin 2015, kur një tjetër kompani private u skualifikua pasi dështoi të plotësonte kushtet, raporton Newsbomb.al.

Rehova ndodhet rreth 200 kilometra në juglindje të Tiranës dhe përmban katër depozita, Bregu i Gështenjës ( “B & G”), Rehova-Kanisqel, Çiflig dhe Dushku i Trashë të cilat përmbajnë sasi të mëdha bakri të cilësisë së lartë që llogaritet të shkojnë rreth 2.09 milion ton me përqëndrim të mineralit mbi 2%.

Po e njëjta kompani në vitin 2008 arriti të zbulojë depozita të mëdha ari dhe argjendi të cilësisë së lartë në Mirditë, ku edhe aktualisht operon për nxjerrjen e mineraleve të çmuara. /Newsbomb.al

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img