Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Kompania ‘Phoenix Petroleum’ 2 miliard lek asete, një nga pronarët në kërkim bashkë me ish-drejtorin e AKBN, tjetri i arrestuar (EMRAT-DOKUMENTET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

200d7429ad81787557b3b0816a822def

Isuf Berberi dhe Naim Kasa, janë dy pronarët e kompanisë “Phoenix Petroleum” që merret me pastrimin e puseve të naftës, të cilët janë përfshirë në skemën e mashtrimit bashkë me zyrtarë e drejtorë të AKBN-së dhe i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 1.5 milion dollarë.

Në kërkim bashkë me ish-drejtorin e AKBN Klodian Gradeci, është dhe biznesmeni Isuf Berberi, aksioner me 50% të aksioneve në kompaninë “Phoenix Petroleum”. Në raportin e Prokurorisë thuhet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar shtetit dëm në vlerën e 1.5 milion dollarëve, ndërsa hetimet kanë zgjatur 4.5 vite.

Sipas Prokurorisë së Tiranës “Phoenix Petroleum”sh.a. (me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi) ka shfrytëzuar disa puse nafte dhe ka pasur detyrim investimin në këto puse, detyrim të cilin nuk e ka përmbushur. Pavarësisht se nuk ka kryer punimet, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (shtetasit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera, raporton newsbomb.al.

Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se kompania “Phoenix Petroleum” është themeluar më datë 27.05. 2009, me objekt aktiviteti “Kryerja e te gjitha punimeve ndihmese ne puset e naftes e te gazi, ndertimi i rezervuareve metalike horizontale e vertikale, i vaskave te betonit, dambave te depozitimit te mbeturinave, ndertimi i tubacioneve, remont i kaldajave te impianteve, punimet per pastrimin e rezervuareve, etj.”

Nga pasqyra finanicare e deklaruar për vitin 2019, e dorëzuar në QKB, dhe e aprovuar nga drejtuesit, Kompania “Phoenix Petroleum” ka asete në vlerën e 212, 291, 098 milionë lek të reja, raporton newsbomb.al.

Procedimi penal i Prokurorisë ka filluar pas materialeve të dërguara në këtë prokurori nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si dhe kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Albpetrol”sh.a. Këto dyshime duket se kanë filluar në vitin 2017, në muajin mars, kur kompania Albetrol ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen e “Phoenic Petrolem” të drejtuar nga Naim Kasa dhe Isuf Berberi sepse nuk jan përmbushur detyrimet kontraktore.

Screenshot_6_copy_copy.jpg

Më pas vetë kompania e drejtuar nga dy biznesmenët e lartpërmendur ka dorëzuar të gjitha puset e naftës dhe gazit natyror që kishte në administrim.

Lexo edhe: Zbardhet SKEMA e vjedhjes së 1.5 milion dollarëve nga drejtorët e AKBN

Screenshot_1_copy.jpg
Screenshot_2_copy.jpg
Screenshot_3_copy.jpg
Screenshot_4_copy.jpg
Screenshot_5_copy.jpg

Më shumë

spot_img