Hapësire reklamuese

Bota

Kompania Pfizer bën njoftimin e rëndësishëm: Në fillim të majit nis prodhimi i vaksinës për fëmijët 12-15 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Kompania Pfizer bën njoftimin e rëndësishëm: Në fillim

Kompania Pfizer/BioNTec ka njoftuar se në fillim të muajit maj do të nisë prodhimin e dozave të vaksinave për moshat nga 12 deri 15 vjeç në Europë.

Lajmi u bë me dije nga shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane, Uğur Şahin.

Ai tha se kompania BioNTech kishte dorëzuar kërkesën e tij për aprovimin e vaksinave për këtë grupmoshë në SH.B.A. që në fillim të Prillit, ndërsa të mërkurën e ardhshme do të paraqesë kërkesën për aprovim nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Vaksina Pfizer / BioNTech është miratuar tashmë në SH.B.A. dhe BE për personat mbi 16 vjeç. Vaksinimi i fëmijëve shihet si një hap tjetër i rëndësishëm drejt imunitetit të tufës dhe për t’i dhënë fund pandemisë.

Në fund të muajit të kaluar, BioNTech dhe partneri i saj në SHBA, Pfizer, raportuan se studimet e miratimit kishin treguar praninë e lartë të antitrupave nga vaksina për fëmijët midis moshës 12 deri në 15 vjeç. Sipas studimeve, kjo vaksinë u ofroi atyre një mbrojtje 100% ndaj virusit.

Kompanitë gjithashtu po testojnë vaksinën tek foshnjat dhe fëmijët e grupmoshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç

Sondazh

Poll