Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kompania krijon robotin që ngjan me Schwarzenegger-in, ai i padit dhe kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim

Shkruar nga Newsbomb
Kompania krijon robotin që ngjan me Schwarzenegger-in, ai i padit dhe
Schwarzenegger - Roboti i krijuar me imazhin e tij

Arnold Schwarzenegger ka paditur një kompani ruse që prodhon robotë, duke kërkuar dëmshpërblim 10 milionë dollarë, pasi roboti i krijuar i ngjasonte shumë aktorit.

Aktori i ‘Terminator’ tha se nuk i ka dhënë lejen e tij kompanisë ‘Promobot’ që të përdorë ngjashmërinë e tij në robotët e krijuar, i cili po përdoret në ngjarje publike për të promovuar Androidin Robo-C.

Kompania po i përdorë këta robotë për të treguar si mund të  rregullojë robotët e shërbimit që të duken si një person sipas dëshirave të klientit.

Sidoqoftë, padia ligjore thotë se Schwarzenegger , një ish-guvernator i Kalifornisë, është i rreptë në lidhje me atë që e përdor fytyrën e tij për reklamim sepse "një aktivitet i tillë zvogëlon reputacionin e tij të fituar dhe të merituar si një yll kryesor i filmave aksion".

“Ai është bërë ‘fytyra e padëshiruar’ e produktit”, thanë avokatët e aktorit.

Schwarzeneggerit iu kërkua që të bënte një foto me robotin në vitin 2019, por ai nuk pranoi.

Avokatët e aktorit i dërguan një letër kompanisë për të ndaluar reklamimin e këtyre robotëve, ndërsa kompania u ktheu përgjigje pozitive, duke thënë se do i ndalonte këto reklamime.

Por ‘Promobot’ vazhdoi të përdorte këta robotë edhe në Panairin e Lodrave të Nju Jorkut, duke bërë që avokatët e ish-guvernatorit të ngrinin padi dhe të kërkonin 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Avokatët kërkojnë gjithashtu një urdhër ndalimi që bllokon përdorimin e fytyrës dhe zërit të tij nga Promobot, si dhe sekuestrimin e çdo fitimi që ka ardhur nga ky robot, ndërsa kërkojnë edhe pagesën nga kompania të avokatëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll