Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kompania FUSHA nuk ndalet, fiton në gusht ‘TENDERIN E MAJMË’ të shëtitores së Vlorës

Shkruar nga Newsbomb

Fusha SHPK ka fituar edhe tenderin për ndërtimin e Segmentit II në Shëtitoren e Vlorës si dhe segmentit deri tek Tuneli. 

Fitimi i tenderit është bërë publike nga OpenProcurement.al Kompania Fusha shpk është shpallur fituese edhe për segmentin tjetër të Shëtitores së Vlorës. Njoftimi për fituesin e tenderit është bërë javën e fundit, ndërsa gara nga Fondi Shqiptar për Zhvillim është shpallur në muajin Gusht 2019.

Vlera e ofertës fituese është 385.173.305 lekë. Në garën për tenderin morën pjesë 6 kompani shqiptare dhe procedura është shënuar nga sistemi për Prokurime Transparente si tender me risk Flamur të Kuq, pasi janë skualifikuar tre konkurrentë edhe me ofertë më të ulët.

Kujtojmë se Fusha SHPK ka fituar edhe tendera të tjera për rikonstruksionin e disa bulevardeve dhe shëtitoreve të shpallura nga Fondi Shqiptar për Zhvillim si:

  1. Vazhdim i Shëtitores së Vlorës
  2. Shëtitorja Naim Frashëri në Sarandë
  3. Rikonstruksion i Bulevardit Vlorë
  4. Ndërtim i Shëtitores Mak Albania Golem Kavajë
  5. Rehabilitim i Gjelbërimit anësor dhe hyrje dalje në qendrat e banuara në segmenti Levan Kakavijë
  6. Ndërtim i Shëtitores së Sarandës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese