Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kompania e Safet Gjicit përfituesja më e madhe e parave të Tërmteit, me 1.2 miliardë lekë, Open Data: Pas 18 muajsh, Qeveria jep ende tendera për 10 ditë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania “Kevin Construksion” e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, rezulton se është kompania që ka përfituar më shuëm para nga buxheti i shtetit, për projektin e rindërtimit. Kjo kompani nga të dhënat publike, ka marrë mbi 1.2 miliard lekë të reja nga fondi i rindërtimit.

Mesa duket nga 25 kompanitë që kanë marrë më shumë para nga shtetit për zbatimin e projekteve të rindërtimit, ajo e Safet Gjicit ka “thithur” më shumë lek së të tjerat, raporton newsbomb.al. Siç shihet në grafikën e mëposhtme, “Kevin Construksion” kryeson.

Screenshot 2 72

Ndërkohë, Open Data ka ngritur një shqetësim përsa u përket tenderave që jepen për këto kompani, për projektet e rindërtimit. Sipas kësaj organizate, Qeveria shqiptare vazhdon të japë ende tendera me afat 10 ditor, në një kohë që kanë kaluar 18 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Megjithëse kanë kaluar 18 muaj nga datë e Tërmetit të 26 Nëntor 2019, Qeveria vijon të zgjedhë kontraktor dhe furnitor me Procedurë të Kufizuar (pra pa garë) afat për shprehje Interesi vetëm 10 ditë. Kështu Qeveria vijon të konsiderojë veten në një emergjencë ekstreme dhe jo në një emergjencë të modeuar, ku ka kohë dhe mundësi për Garë sipas afateve Ligjore (Legjislacion Prokurime).

Sipas Open Data, ky akt i Qeverisë është i vjetruar, jo eficent, i rrezikshëm nëse vijon të aplikohet.

Kjo sjellë:

– Aplikimi i një procedure të tillë vite pas Ngjarjes Fatkeqësi Natyrore po favorizon procedura dhe afate Klienteliste, me mungesë gare dhe konkurrence.
– Këto procedura nuk ofrojnë eficensë buxhetore në tenderim;
– Nuk konkurrohet elektronikisht me ofertë ku zgjidhet oferta më e mirë;
– Procedura nuk ka afate të arsyeshme për njoftim dhe përgatitje;
– Një pjesë e procedurës (faza e dytë e konkurrimit) bëhet në kontakt me autoritetin kontraktor dhe jo përmes sistemit;
– Po ashtu gara bëhet për Vlera të Mëdha kontraktore, për disa objekte së bashku duke mos ndarë objektin sipas shkollave, zonave etj. kështu përjashtohen konkurrentët e mesëm apo të vegjël, dhe favorizohen konkurrentët e mëdhenj që kanë kontrata të mëparshme me vlera të larta, dhe aftësi pasuese të garancive me vlerë të lartë.

//NEWSBOMB.AL

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img