Hapësire reklamuese

Bota

Kompania e kriptomonedhave i dërgon gabimisht 10 milionë në vend të 10 euro, gruaja blen shtëpinë e ëndrrave dhe "mbush" me para shoqërinë

Shkruar nga Newsbomb
Kompania e kriptomonedhave i dërgon gabimisht 10 milionë në vend

Duhet të kompensohej me 10 euro por kompania e kriptomonedhave i dërgoi gabimisht 10 milionë paund, kjo është historia e pazakontë e një gruaje në Australi por ëndrra zgjati vetëm 7 muaj.

Kompania e njohur Crypto.com zbuloi gabimin e bërë dhe kërkoi kthimin e parave. Megjithatë gruaja pati kohë të shpenzonte një pjesë të mirë të parave, Ajo bleu fillimisht një vilë për familjen e saj, ndërsa një pjesë të mirë të parave ia shpërndau miqve dhe të afërmve.

Tashmë kompania ka nisur betejën ligjore për të marrë pas paratë.

Kompania Crypto.com e vuri re gabimin pas 7 muajsh gjatë një auditimi rutinë dhe filloi procedurat ligjore kundër gruas duke kërkuar të rimbursonte çdo qindarkë.

Beteja ligjore e kompanisë kundër zonjës filloi në shkurt. Aktualisht kompania ka arritur të ngrijë llogaritë e gruas dhe motrës së saj si dhe t'i shesë shtëpinë. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Viktoria, James Elliott, ka urdhëruar tani që prona të shitet dhe të rimbursohen paratë, duke përfshirë dhjetë përqind interesin dhe tarifat ligjore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese