Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Kompania Divella dhe Konsullata e puglias dhurojnë pajisje mjekësore për Shqipërinë: 6 ventilatorë të teknologjisë së fundit dhe 40 mijë maska

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

60a2b6afe9f05234677621babc1b759b

Kompania Divella dhe Konsullata e Puglias kanë dhuruar 6 ventilatorë të teknologjisë së fundit dhe 40 mijë maska. Ky është një gjest solidariteti dhe bujarie në këto kohë të vështira për Shqipërinë, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.

Pajisjet mjekësore të përparuara teknologjikisht dhe jashtëzakonisht efektive, janë thelbësore për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga vështiresia në frymëmarrje.

“Ky është një akt dashurie ndaj vëllezërve tanë shqiptarë”, tha Massimo Salomone, Sekretari i Përgjithshëm i Trupës Konsullore të Pulias, Bazilikatës dhe Molises.

Njoftimi i plotë

Kompania F. Divella spa dhe Trupi Konsullor i Puglias, Basilikatës dhe Molises, dhurojnë pajisje mjekësore për Shqipërinë: 6 ventilatore të teknologjise së fundit dhe 40 mijë maska.

Covid-19: solidaritet i Pulias me Tokën e Shqiponjave. Trupa Konsullore e Pulias, Bazilikates dhe Molises dhe kompania F. Divella Spa, industria e pastave dhe agro-ushqimit, në Autoritetin Portual të Barit, dhuruan 6 ventilatorë të teknologjisë së fundit dhe 40 mije maska për Shqipërinë. Një gjest solidariteti vëllazërie dhe bujarie që lidh Pulian me Tokën e Shqiponjave, u shpreh Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqiperisë në Bari znj. Gentiana Mburimi, e cila falenderoi përzermërsisht kompaninë Divella dhe kolegët e saj, duke kujtuar marrëdhëniet e shkelqyera ndërmjet dy vendeve por edhe mbeshtetjen reciproke të dhënë në këto kohë të vështira.

Massimo Salomone, Sekretari i Përgjithshëm i Trupës Konsullore të Pulias, Bazilikatës dhe Molises, theksoi se në këte vit shënohet 50 vjetori i themelimit te kesaj Trupe Konsullore, 50 vjet aktivitet diplomatik e marrëdhëniesh ndërkombëtare në këto tre Rajone strategjike të Mesdheut. Pajisjet mjekësore të përparuara teknologjikisht dhe jashtëzakonisht efektive, jane thelbësore për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga vështiresia në frymëmarrje. Ky eshte nje akt dashurie ndaj vellezerve tane shqiptare Falenderojme F. Divella Spa për solideritetin e jashtezakonshem, tha ai.

Dhurimi i pajisjeve mjekësore eshte nje gjest konkret ndihme, shtoi Francesco Divella, menaxher i marketingut i F. Divella SpA – për nje popullsi që ashtu si pjesa tjeter e botes po përballet me këtë situate shëndetesore. Ne besojmë se në këtë periudhë është e nevojshme të mbështesim njëri-tjetrin.

“Të bashkuar nga i njëjti det”, kjo është lidhja jone e fortë, shprehet Ugo Patroni Griffi, Presidenti i Autoritetit të Sistemit Portual të Detit te Adriatikut Jugor, midis Bel Paeses dhe Tokës së Shqiponjave. Tashme janë gati 30 vjet që kur Puglia filloi të kete një marrëdhënie të veçantë, miqësie dhe vëllazërie, me Shqipërinë. Sot, pra, jemi së bashku të luftojmë një armik të padukshëm, krah për krah. Kur filloi kjo betejë menjëherë miqtë shqiptarë vrapuan për të na ndihmuar, tani është koha që ne të ndihmojmë. Dhe ne si Trupë Konsullore, falë ndihmës së kolegut Divella, jemi edhe një herë këtu. Sigurisht që kjo miqësi na bën më të fortë. Së bashku do të jetë më e lehtë. Së bashku do t’ja dalim.​

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Ministria e Shëndetësisë

 

Më shumë

spot_img
spot_img