Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kompania amerikane jep lajmin e mirë: Vaksina jonë funksionon edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c36389f7ef0bbe560099db241e6776ac

Kompania farmaceutike dhe bioteknologjike Moderna thotë se vaksina e saj funksionon edhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit të shfaqura në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.

Por ekspertët e kompanisë thanë sot se vaksina rezulton të jetë më pak efektive ndaj variantit të Afrikës së Jugut. Për këtë arsye kompania do të vijojë të punojë për përmirësimin e vaksinës teksa virusi evoluon.

“Po punojmë sot për një vaksinë të përmirësuar, që ta kemi nëse do të na duhet. Por shpresojmë të mos na duhet”, u shpreh Dr. Tal Zaks, zyrtari kryesor i mjekësisë i Moderna.

Varianti britanik nuk pati asnjë ndikim në nivelin e antitrupave neutralizuese, ato të cilat mund të çaktivizojnë virusin. Por provat treguan se varianti i Afrikës së Jugut shkaktoi ulje të nivelit të antitrupave me gjashtëfish, raporton newsbomb.al.

Por kompania tha se antitrupat “mbeten mbi nivelet që pritet të jenë mbrojtëse”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img