Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kompania ajrore ofron bileta vetëm 1 dollarë, nuk do e besoni arsyen

Shkruar nga Newsbomb

Kompania ajrore meksikane Volaris ka nisur një program të quajtur “Ribashkimi familjeve”. Në kuadër të kësaj nisme kompania ofron fluturimin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që duan të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ndërsa bileta do të kushtojë vetëm 1 dollarë për pasagjerët emigrantë.

Volaris do të fluturojë me emigrantë nga Tijuana, Ciudad Juarez, Guadalajara dhe Mexico City në Kosta Rika, El Salvador ose Guatemala.

Kompania tha se emigrantët duhet vetëm të kenë një kartë identiteti dhe do të jenë në bordin e avionit në fluturimin tjetër. Bëhet me dije se programi skadon më 30 qershor.

Dhuna, bandat, trafiku i drogës dhe varfëria i kanë nxitur vendet e Amerikës Qendrore në një valë të madhe emigracioni të paligjshëm në SHBA.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve , Donald Trump gjithnjë e ka kundërshtuar emigrimin, duke marrë edhe masa të ashpra.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll