Kompania ajrore ofron bileta vetëm 1 dollarë, nuk do e besoni arsyen

Publikuar tek: bota, më 07:37 23-06-2019 Kompania ajrore ofron bileta vetëm 1 dollarë, nuk do e besoni arsyen

Kompania ajrore meksikane Volaris ka nisur një program të quajtur “Ribashkimi familjeve”. Në kuadër të kësaj nisme kompania ofron fluturimin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që duan të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ndërsa bileta do të kushtojë vetëm 1 dollarë për pasagjerët emigrantë.

Volaris do të fluturojë me emigrantë nga Tijuana, Ciudad Juarez, Guadalajara dhe Mexico City në Kosta Rika, El Salvador ose Guatemala.

Kompania tha se emigrantët duhet vetëm të kenë një kartë identiteti dhe do të jenë në bordin e avionit në fluturimin tjetër. Bëhet me dije se programi skadon më 30 qershor.

Dhuna, bandat, trafiku i drogës dhe varfëria i kanë nxitur vendet e Amerikës Qendrore në një valë të madhe emigracioni të paligjshëm në SHBA.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve , Donald Trump gjithnjë e ka kundërshtuar emigrimin, duke marrë edhe masa të ashpra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit
Sot votohet për kryebashkiakun e Stambollit, në zgjedhjet e 31 marsit fitoi kundërshtari i ERDOGANIT (KANDIDATËT) »
Article Logic
Execution time: 0.011727094650269
array(1) { ["section"]=> string(74) "kompania-ajrore-ofron-bileta-vetem-1-dollare-nuk-do-e-besoni-arsyen-169361" }