Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Kompani antenash për tenderin e pajisjeve mbrojtëse për mjekët’, Enkelejd Alibeaj: SPAK të hetojë korrupsionin

Shkruar nga Newsbomb
Enkelejd Alibeaj

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka denoncuar tenderat e ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor. Ai ka theksuar se kompania fituese nuk ka lidhje me këtë profil, ndërsa është kompani antenash.

Alibeaj i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë korrupsionin në kto tendera që janë mbajtur sekret, ndërsa i ka drejtuar pyetje kryeministrit Edi Rama se përse këto tendera cënojnë sigurinë kombëtare që janë shpallur sekret shtetëror.

Partia Demokratike akuzon se kompania "TBS 96" ka përfituar shuma të mëdha nga tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, pasi merret me pajisje elektronike.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sa herë qeveria kapet në shkelje të ligjit, ajo fshihet pas heshtjes apo sulmeve politike. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë reagim për 4 tenderat e klasifikuar "sekret" në kundërshtim me ligjin.

Këta tendera nuk kanë lidhje me sigurinë kombëtare.

Blerja e mjeteve mbrojtëse për mjekët, pasi u zbulua skandali i maskave të skaduar, e aparateve respiratorë dhe e kiteve për testim gati 1 muaj pas identifikimit të rastit të parë me COVID 19 është bërë me procedure sekrete. Duket e pabesueshme por me procedurë "sekret shtetëror" është bërë edhe tenderi për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Pse janë klasifikuar sekret shtetëror këto tendera? Cfarë fshihet pas tyre? Në vend që të bëjë transparencë, qeveria hesht.

Edi Rama ka urdhëruar të mbahet sekret informacioni se sa lekë u harxhuan për tenderat urgjentë të Ministrisë së Shëndetësisë, si u përzgjodhën kompanitë fituese apo çfarë ofertash bënë ato.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë sesi po i përdor qeveria paratë e tyre, nëse këto para po përdoren mirë apo nëse me to po abuzohet.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Edi Rama janë pyetje që i bën çdo qytetar që kërkon transparencë nga qeveria e tij.

1.            Pse Edi Rama nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?

2.            Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?

3.            Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore.

Shpallja sekret e 4 tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë është e paligjshme. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë çfarë fshihet pas procedurave që, padrejtësisht, mbahen sekret.

Ajo që tërheq vëmendjen nga shpallja e fituesve është se kompani pa përvojë paracaktohen për të përfituar nga epidemia.

Njësoj si në rastin e kompanisë maqedonase të kompjuterave që mori tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, edhe në tenderin e klasifikuar sekret të Ministrisë së Shëndetësië ka fituar një kompani antenash televizive.

“TBS 96” është e njëjta kompani që u përdor për shitjen e dekoderave për qytetarët me përkrahje sociale dhe që vetëm para pak kohësh ka shtuar si aktivitet të saj materialet dhe pajisjet mjekësore.

Nëse qeveria këmbëngul të mbajë sekret një aferë duke mos lejuar transparencën, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u e kanë për detyrë të bëjnë transparencë. Ato duhet të verifikojnë, të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë këdo që vjedh paratë e shqiptarëve në ditën më të vështirë.

Për SPAK-un e sapokrijuar për të luftuar korrupsionin është e pafalshme heshtja apo infektimi nga virusi i kontrollit prej kryeminisrit.

[iframe width="100%" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/dYWUz1WSzlo" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen ]

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll