Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Komiteti Teknik i dha “dritën jeshile” shkollave, Evis Kushi: Ja kur do të kthehen gjimnazistët në klasa

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsmit, Evis Kushi ka reaguar menjëherë pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, të cilët vendosën që të kthehen në pangat e shkollës klasat e dhjeta dhe të njëmbëdhjeta.

Kushi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore e kanë nisur punën që në shkolla të rrespektohen maksimalisht rregullat anti-Covid.

“Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni.

E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme.  

Duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, unë jam optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam,” shkruan Kushi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img