Hapësire reklamuese

Aktualitet

Komiteti Shqiptar në Greqi reagon pas vizitës së Gjiknurit në Athinë: Në takim s’mori pjesë asnjë shoqatë aktive...

Shkruar nga Newsbomb
Komiteti Shqiptar në Greqi reagon pas vizitës së Gjiknurit

Sekretari i PPS-së, Damian Gjiknuri bashkë me Mirela Kumbaron, Blerina Gjylametin, Laert Durajn, Artemisa Malon dhe Eridian Salianjin zhvilluan një takim në Athinë, dy ditë më parë me përfaqësues të komunitetit shqiptar, shoqata dhe organizata jo-fitimprurëse shqiptare nga qytete dhe ishuj të Greqisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Komuniteti Shqiptar në Greqi. KShG shkruan se në takimin e zhvilluar ditën e shtunë në Ambasadë nga eksponentë të PS-së nuk mori pjesë asnjë nga shoqatat aktive dhe asnjë anëtar i saj.

KShG shkuan se si organ gjithëpërfshirës i shqiptarëve në Greqi nuk mund të bëhet kurrsesi vegël e një diplomacie partiake që në thelb e përçan komunitetin.

“Me keqardhje mund të themi se Ambasada është kthyer në një shoqatë që konkuron shoqatat tona duke synuar drejtimin e tyre.

Për të gjitha këto dhe të tjera kërkojmë largimin e menjëhershëm të oficeres së diasporës, që veç përçarjes së qëllimshme që ka sjellë nuk ka ndihmuar asgjëkundi komunitetin. Si e katapultuar në një pozicion të rëndësishëm brënda ambasadës dhe pa asnjë eksperience në marrëdhënie me komunitetin e organizuar ka dështuar në rolin e saj”  thuhet në postim.

Postimi i plotë KSHG:

Kryesia e Komunitetit Shqiptar në Greqi bën me dije se në takimin e zhvilluar ditën e shtunë në Ambasadë nga eksponentë të PS-së nuk mori pjesë asnjë nga shoqatat tona aktive dhe natyrisht asnjë anëtar i saj.

KShG si organ gjithëpërfshirës i shqiptarëve në Greqi nuk mund të bëhet kurrsesi vegël e një diplomacie partiake që në thelb e përçan komunitetin.

Me ardhjen e Ambasadores së re dhe oficeres së diasporës organi legjitim i Komunitetit, i dalë nga zgjedhje të lira dhe demokratike anashkalohet qëllimisht duke i dhënë prioritet shoqatave fantazmë pa anëtarë dhe të paligjëshme apo dhe atyre seksere të cilat përfitojnë padrejtësisht nga bashkatdhetarët tanë në nevojë.

Pasi kemi ezauruar të gjitha mundësitë dhe përpjekjet tona për bashkëpunim me Ambasadën në të mirën e komunitetit dhe zgjidhjen e problemeve të tij përgjigja ka qenë veç publicitet dhe asgjë konkrete.

Me keqardhje mund të themi se Ambasada është kthyer në një shoqatë që konkuron shoqatat tona duke synuar drejtimin e tyre.

Për të gjitha këto dhe të tjera kërkojmë largimin e menjëhershëm të oficeres së diasporës, që veç përçarjes së qëllimshme që ka sjellë nuk ka ndihmuar asgjëkundi komunitetin. Si e katapultuar në një pozicion të rëndësishëm brënda ambasadës dhe pa asnjë eksperience në marrëdhënie me komunitetin e organizuar ka dështuar në rolin e saj.

Ju kujtojmë se KOMUNITETI SHQIPTAR NË GREQI si faktor i rëndësishëm në jetën social-politike të Greqisë është i aftë të vetorganizohet dhe nuk pranon metoda përçarëse apo mentalitete të së shkuarës që nuk kanë asnjë lidhje me misionin dhe kauzën tonë.

Ne do vazhdojmë me këmbëngulje organizimin e komunitetit tonë, pavarësisht pengesave.

Kryesia e KSHG

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.